GREQI

Është një nga shqiptarët që ka krijuar bujë të madhe në Greqi pas arratisjes dy herë nga burgjet greke, por tashmë atij i kushtohet edhe një këngë.

Bëhet fjalë për shqiptarin Alket Rizai, të cilit reperi i njohur grek “Tus” i ka kushtuar një këngë duke habitur grekët.

Kënga  e publikuar dje nga Tus ka nxitur reagime të shumta tek grekët të cilët nuk kanë ngurruar t’a quajnë atë një “tradhtar”.

Klipi i këngës ka arritur në mbi 87 mijë views brenda 48 orësh.

Kujtojmë se Alket Rizai është bërë i njohur në Greqi si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter, ndërsa tentoi të arratisej për herë të tretë duke marrë peng 6 policët e burgut të Malandrinos, tentativë kjo që dështoi.

Alket Rizai, për momentin ndodhet në burgun e Domokos, ku vuan dënimit me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu.

Y6hb
Y6hb

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb