Kim Kardashian dje ka qëndruar në Abu Dhabi ku ka vizituar trupat ushtarake amerikane në aeroplanmbajtësen “San Diego USS”. Bukuroshja 34-vjeçare ka befasuar bashkatdhetarët e saj kur u shfaq në bordin e aeroplanmbajtëses në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët nxituan për të shkrepur selfie me yllin amerikan.
“Mirënjohje për të gjithë atë që këta heronj bëjnë për kombin tonë”- ka shkruar ajo në rrjetin social “Twitter”. Kjo nuk është e vetmja arsye që Kim viziton Emiratet Arabe, por ajo është atje edhe për të promovuar parfumin e saj të ri, “Fleur Fatale”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: