DURRËS- Një tjetër rast dhune në familje ka ndodhur në Shijak, ku është vënë në pranga një 35-vjeçar. Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Ramazan Koçi, banues në Shijak.

35-vjeçari është arrestuar pas denoncimit të babait të tij H. Koçi në Policinë e Durrësit, ku ka deklaruar se i biri e ka dhunuar psikologjikisht e fizikisht me grushte e shqelma dhe më pas e ka kërcënuar për jetën duke i vënë thikën në fyt.

Pas denoncimit policia ka mësyrë në banesën e tyre duke i vënë prangat djalit dhunues. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar edhe dy armë të ftohta, thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje armëve të ftohta”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb