Në fillim Griezmann dhe më pas Neymar. Barcelona po përgatit dy transferimet që do të trondisin merkaton e verës. Nuk kanë dyshime për këtë mediat shumë pranë klubit katalunjas, të cilat e bëjnë fakt të kryer blerjen e sulmuesit francez, që pak javë më parë njoftoi largimin nga Atletico Madrid.

C 29 Fotogallery 1025626 Imagegallery Imagegalleryitem 13 Image
C 29 Fotogallery 1025626 Imagegallery Imagegalleryitem 13 Image

Duke qëndruar në atë që rapoton “El Mundo Deportivo” që në faqen e parë të numrit të së premtes, Griezmann i ka thënë “PO” kampionëve spanjollë dhe në javën e parë të qershorit pritet të vendosë firmën në kontratë. Sa i përket shifrave të këtij operacioni në merkato, Barcelona do të paguajë 120 milion euro, aq sa parashikohet edhe në kontratën e futbollistit me klubin madrilen. Vetë Griezmann do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 15 milion euro në sezon. Me transferimin e francezit që pret vetëm zyrtarizimin, klubi katalunjas do të përqëndrojë të gjitha energjitë te goditja tjetër e madhe.

C 29 Fotogallery 1025626 Imagegallery Imagegalleryitem 14 Image
C 29 Fotogallery 1025626 Imagegallery Imagegalleryitem 14 Image

Bëhet fjalë për rikthimin e Neymar. Për këtë këmbëngul e përditëshmja tjetër “Sport”. Burime të saj, bëjnë të ditur se sulmuesi brazilian kërkon të kthehet me çdo kushte te Barcelona, duke pranuar të ulë pretendimet e tij financiare si shenjë pajtimi pas largimit me shumë polemika dy sezone më parë. Drejtuesit e klubit “blaugrana” e kanë marrë seriozisht këtë mundësi. Në misionin për rikthimin e Neymar në “Camp Nou” të futet edhe Osmane Dembele, i cili kërkohet me ngulm nga Paris SG.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb