LEZHË

Katër vjet e dy muaj në paraburgim për vjedhjen e një biçiklete. Kjo i ka ndodhur një 44-vjeçari nga Shkodra, i cili në kufijtë e durimit mëngjesin e sotëm ka ndërmarrë një akt ekstrem. Artur Ferketa i ka vënë flakën qelisë së tij në burgun e Shënkollit në Lezhë në orët e para të mëngjesit, duke pranuar dhe të vdesë vetëm të mos vuajë më padrejtësisht në burg.

Ferketa ishte i paraburgosur që prej vitit 2015 dhe në gjendje të rënduar psikologjike, sot i ka vënë flakën qelisë, ndërsa me të ndodheshin edhe bashkëvuajtës të tjerë.

Ferketa ka marrë disa lëndime në trup nga zjarri dhe është dërguar në spitalin e burgut ku ka marrë mjekimin. Në kohën që i ka vënë flakën brenda qelisë ka patur edhe persona të tjerë dhe vetëm ndërhyrja e gardianëve ka bërë të mundur parandalimin e një tragjedie.

Mësohet se 44-vjeçari Ferketa është arrestuar në 6 maj të vitin 2015 pasi është kapur duke vjedhur një biçikletë, në lagjen “3 Heronjtë” të qytetit të Shkodrës e që prej atëherë ka mbetur brenda qelisë. Sipas dëshmive, kjo padrejtësi ndaj tij ka bërë që ai të ndërmarrë aktin ekstrem. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë në 2015

Shkodra Ok
Shkodra Ok

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: