Edhe pse Barcelona u mposht me rezultatin e thellë 4-0 në fushën e PSG-së për Champions League në ndeshjen e parë, trajneri katalanas Luis Enrique beson te kthesa e madhe. Katalanasve u duhet një mrekulli në ndeshjen e kthimit, teksa trajneri i tyre beson se do të shënojnë plot 6 gola për të përmbysur gjithçka. Në deklaratën e dhënë për mediat spanjolle para ndeshjes, Enrique u shpreh se skuadra e tij do të fitojë 6-0, dhe se do të vuajë për të shënuar golin e 7-të duke qenë i sigurt për kualifikimin.

“Edhe pse rezultati i ndeshjes së parë është shumë i qartë, por kemi dhënë vetëm gjysmën e shfaqjes. Ne 95 minutat e radhës mund të ndodhë çdo gjë. Veç dominimit të ndeshjes, mund të jemi superiore ndaj rivalëve dhe të arrijmë një fitore më bindëse. Të jetë për mua, jam i bindur së do të shënojmë 6 gola dhe do të vuajmë të goli i shtatë”, tha Luis Enrique.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb