Moti në vend vijon të jetë i paqëndrueshëm. Java nis me reshje të dendura shiu dhe ulje temperaturash. Ky është parashikimi që bën Meteoalb për ditën e sotme, e hënë 3 qershor 2019.

“E hëna mbetet me shi mesatar dhe lokalisht intensiv deri vonë pasdite kur shiu pakësohet ndjeshëm në vend. E marta vijon me kthjellime e vranësira të herë pas hershme por me shira të përkohshëm vetëm në zona të izoluara Lindore. E mërkura sjell kryesisht kthjellime në territor”, sqaron Meteoalb.

Sa i përket temperaturave të ulura që dje, ato do vijojnë të bien sot, por pjesa tjetër e javës do shënojë rritje duke nisur nga e mërkura. “Rënia vijon edhe të hënën por e marta rrit lehtë temperaturat në vend, më e ndjeshme gjatë mesditës. E mërkura dhe në vijim sjellin rritje të ndjeshme të temperaturave; priten maksimume 30°C”.

“Oret vijuese, paraqiten me shira te intensitetit deri mesatar ne gjithe vendin. Oret e pasdites zhvendosin shirat ne zonat Jugore – Jugperendimore. Po ashtu, dita e Marte, e merkura mbeten me shira afat-shkurter ndersa pjesa tjeter e javes, sjell diell dhe temperatura te larta 29- 30 grade C”, sqarohet nër të tjera.

  • foto galeri

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: