Një 20 vjecari nga Florida e SHBA-së i ka buzëqeshur fati në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai  është zyrtarisht njeriu më fatlum në botë pasi fitoi një cmim prej 451 milionë dollarësh në lotarinë Mega Milions të premten.

Shane Missler bleu biletën fituese me paratë që kishte fituar nga një biletë lotarie me gërvishtje.

Missler e bleu biletën fatlume në një dyqan në Port Richey, duke zgjedhur opsionin “Quick Pick”, që do të thotë se numrat janë të zgjedhur rastësisht.

Pas shorteut, ai shkroi një status në Facebook duke u shprehur tepër i lumtur dhe i habitur njëkohësisht: “Oh. Zot. I madh.”

Por pavarësisht shanseve shumë të vogla për të fituar, Missler pretendon se ai kishte një “parandjenjë” në natën e përzgjedhjes së fituesit se ai do të fitonte.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: