Real Madrid po bëhet gati për një merkato prej 500 milionë eurosh. Lajmin e publikon gazeta italiane “Corriere Della Sera” në numrin e sotëm, dhe bazohet në çmenduritë që ka ndërmend të bëjë Florentino Perez për ta ringritur skuadrën madrilene në çatinë e Europës.

Eden Hazard dhe Pol Pogba janë objektivët e parë të një klubi që me rikthimin e Zinedin Zidan në stol, kërkon të rikthehet të shkëlqejë dhe të hapë një tjetër cikël fitues, që në sezonet e shkuara i solli klubit spanjoll 3 Champions radhazi.

“Në shenjestrën e Real Madridit ka edhe emra të tjerë të rëndësishëm, sikundër Gundogan, Joviç dhe Eriksen, por gjithashtu priten shitje po aq të bujshme, sikundër Isko, Kros, Varane dhe Modriç, që janë gati të ikin nëse vjen një ofertë e rëndësishme”, raporton gazeta italiane.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb