Shqipëria po shkërmoq Moldavinë në Kishinau, teksa Lorenc Trashi ka trefishuar shifrat me një diagonale të rreptë, duke mposhtur Koshelev në shtyllën e dytë.

Anësori i Partizani ka shpërthyer në krahun e majtë duke iu afruar zonës dhe ka shkarkuar të majtën duke thelluar edhe më shumë fitoren e Shqipërisë.

Aktualisht në Kishinau po luhet minuta e 38-të e takimit Moldavi-Shqipëri, rezultati është 2-0 për skuadrën e drejtuar nga Edi Reja, që po përmbush të gjitha pritshmëritë për këtë takim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: