ITALI– Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Legano (Milano), pasi ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij me thikë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në banesën e një çifti shqiptar në San Giorgio, teksa shqiptari me inicialet J.V 43 vjeç ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij 35 vjeçe me 6 thika për motive xhelozie, raportojnë mediat italiane.

Gruaja ka arritur të shpëtojë, pasi ka shkuar tek e motra e saj të cilën e kishte pranë banesës dhe ka mbyllur derën. Më pas ajo ka njoftuar policinë e cila pasi mbërriti në vendngjarje ka arrestuar 43 vjeçarin.

Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari i arrestuar është kunati i Edmond Lleshajt.

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për autoritet italiane, pasi në nëntor të viti 2016, ka vrarë 2 kushërinjtë Agron dhe Alban Lleshaj. Vrasja në atë kohë ndodhi për kontrollin e territorit të lëndëve narkotike në Legano.
Screenshot001
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: