Një tjetër mjet lundrues është mbytur sot në ujërat greke. Nuk dihet ende nëse ka viktima, por fotot e bëra tregojnë momentin kur skafi i tejmbushur me refugjatë u mbyt, ndërkohë që njerëzit nisën të notojnë dëshpërimisht drejt bregut.
Në foto duket edhe një baba që mban beben dy muajsh me shumë vështirësi, ndërsa noton drejt ishullit grek Lesbos.
Skafi u mbyt 100 metra larg bregut, pak orë pas tragjedisë tjetër në Egje ku humbën jetën të paktën 34 emigrantë, mes tyre 15 fëmijë.
(m.k/BalkanWeb)