Me 5 fitore dhe 1 barazim në 6-të ndeshje, Barcelona e sheh veten në vendin e dytë në Champions, shumë pranë kualifikimin direkt. Ekipi i Hansi Flick doli me tre pikë nga “Westfalenstadion” pas një pjesë të dy më të vërtetë të çmendur ku u realizuan pesë gola.
Pjesa e parë prodhoi pak emocione, por e dyta ishte “zjarr”, ku fillimisht Raphinha realizoi golin e parë për Barcelonën në minutën e 53-të, një gol i konfirmuar nga VAR. Shtatë minuta më pas, Guirassy fitoi një 11-metërsh dhe po vetë nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke rikthyer baraspeshën.
Flick ndërhyri në formacion duke ulur në stol Robert Lewandowski-n, me sulmuesin polak që nuk arriti të linte shenjë ndaj ish ekipit ku mori famë. Në vend të tij, Flick hodhi në fushë Ferran Torres, një lëvizje e gjetur kjo pasi sulmuesi spanjoll në minutën e 75-të rikthehu Barcelonën në avantazh. Festa nuk zgjati shumë pasi tre minuta më vonë, Guirassy gjeti sërish rrugën e rrjetës duke barazuar shifrat në 2-2.
Në përpjekje për të gjetur golin e fitores, Dortmund la hapësira pas, me Ferran Torres që finalizoi me gol një kundërsulm të shpejtë, duke kompletuar “dopietën” e tij personale dhe golin e tretë e të fitores për Barcelonën.
Pavarësisht humbjes, B.Dortmund ndodhet në pozita të favorshme, në vendin e 9-të në kuotën e 12 pikëve: “Jemi të lumtur me atë që bëmë. Vuajtja nuk është fjala e duhur, pasi Dortmund është një ekip shumë i mirë. Dua të përgëzoj ekipin pasi ishin të shkëlqyer”, u shpreh Hansi Flick.
(BalkanWeb)