GREQI– Ndjekje policore si nëpër filma ka ndodhur për rreth 2 orë në rrugën nacionale Athinë-Lamia në Greqi, ku një person ecte me makinën e tij në drejtim të kundërt dhe me shpejtësi 180 km/orë.

Shoferët që lëviznin në kahun e tyre papritur tmerroheshin nga një “Opel Corsa” që vinte përballë dhe që rrezikonte vazhdimisht këdo që i dilte përpara.

Pasi mori njoftimin, policia mori pjesë në operacionin e izolimit pa sukses, sepse kur makinat e policisë i afroheshin “Opelit”, shoferi ose i godiste me makinën e tij, ose hidhte sende nga dritarja.

Në një moment policia vendosi në pikën ku paguhen taksat e rrugës në Tragana, disa furgona, maune dhe makina të policisë, në të cilat shoferi që ecte me shpejtësi 180 km/orë, u përplas duke mbetur i vdekur. Nga përplasja u plagos dhe një prej shoferëve të kamionëve të vendosur nga policia.

Nuk bëhet ende e ditur arsyeja e ecjes në kah të kundërt të shoferit që mbeti viktimë e çmendurisë së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb