Në kohën kur Real Madrid është në kulim e merkatos, rivali i tyre i përjetshëm, Barcelona, ende nuk ka bërë zyrtar asnjë goditje të rëndësishme. Klubi blaugrana vijon të jetë në heshtje totale por stafi drejtues nuk po qëndron aspak në mbrojtje, përkundrazi, po përpilojnë prej kohësh dy goditje të mëdha. Neymar dhe Barcelona po hedhin hapa konkret për të projektuar një rikthim të bujshëm të brazilianit në “Camp Nou”.

Marca
Marca

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”: Neymar ka shprehur dëshirën e tij për tu larguar nga PSG, këtë ia ka bërë sërish të qartë drejtuesve të klubit të cilët nga ana e tyre nuk kanë ndërmend ta pengojnë por fillimisht duan të marrin atë që kërkojnë, 200 milion euro. Kjo nuk pritet të jetë një tratative e lehtë pasi shuma që kërkon PSG nuk është aspak e ulët, për më tepër që drejtuesit e klubit po punojnë edhe në fronte të tjera. Neymar nga ana e tij është i gatshëm të heq dorë nga shuma marramendëse që përfiton në Paris.

Lekip
Lekip

Edhe e përditshmja franceze “L’Equipe” është ndalur te merkato e Barcelonës, titulli në faqen e parë është me të vërtetë unik: “Çmenduria e të mëdhave”, duke theksuar se Neymar nuk do të jetë goditja e vetme e klubit blaugrana. Sëbashku me brazilianin në Barcelonë do të zbarkoj edhe Griezmann, dy blerje të bujshme që do ti rikthejnë Barçës lavdinë e dikurshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb