Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritje në muajin Mars 2025 me ritme të larta se mesatarja e përgjithshme. Instituti i Statistikave raporton se indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Mars arriti në 2.1 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2.3%.

Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” pasuar nga grupi “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e bulmetit si qumësht, djathë dhe vezë kanë pësuar më shumë rritje pasuar nga nëngrupi zarzavate.

Për familjet shqiptare shpenzimet për ushqime zënë rreth 40% të buxhetit total dhe kërkesa në rritje për këto produkte ndikon në ndryshimin e çmimeve në tregje.

Rënie ka pësuar grupi “transporti” për shkak të çmimit të karburanteve. Statistikat tregojnë se inflacioni është poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb