DURRES-Banorë të zonës së Kënetës në qytetin e Durrësit protestuan mesditën e së dielës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Në protestën e tyre banorët kërkuan negociata me përfaqësues të qeverisë për pagimin e faturave të prapambetura të energjisë elektrike. Për disa minuta ata bllokuan edhe autostradën që të lidh me qytetin e Durrësit, ndërsa forca të shumta policie ishin prezent në vendngjarje.

 

Ndër të tjera, kërkesat e banorëve drejtuar qeverisë, ishin ‘duam punë, rend dhe siguri’. Ata marshuan nga rrethrrotullimi i Kënetës drejt zonës së qytetit të Durrësit.

Për disa minuta bllokuan dhe rrugën që lidh autostradën me zonën e ish-Kënetës.
Ndërkaq forca policie kanë ndjekur nga afër protestën e banorëve.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb