TIRANE

Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj i ka dhënë përgjigje përmes rrjeteve socialeve, zërave të opozitës për rritje të taksës së karburantit në vend.


Për ministren Denaj, deklarata e kryedemokratit Basha për rritje të taksës së karburantit, është thjeshte dhë vetëm produkt i fantazisë së tij.


„Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja!“ – shkruan Denaj në twitter.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb