NEW YORK– Çmimi i naftës ra sërish në Nju Jork, në shkëmbimet e ditës së sotme, që pritet të ketë ndryshime të tjera pas publikimit të përjavshëm të sasisë stok të arit të zi në SHBA.

Rreth orës 14:00 GMT, fuçia e “light sweet crude” (WTI) për livrimin në shkurt humbi 1,2 dollarë në “New York Mercantile Exchange” (Nymex) duke qëndruar përfundimisht në vlerën e 55,92 dollarëve.

Çmimet e naftës kanë rënë me rreth 50 për qind që prej qershorit, të prekura nga sasia e bollshme e ofertës, forcimit të dollarit dhe rënies së kërkesës.

Refuzimi në nëntor i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), nën presionin e Arabisë Saudite, për të mos ndryshuar prodhimin ndikoi edhe më shumë në çmimet e arit të zi në tregjet ndërkombëtare.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: