Dhënia e Çmimit Nobel për shkrimtarin austriak Peter Handke, që ndër të tjera ka mbrojtur figurën e Slobodan Millosheviç, ka bërë që një shumë politikanësh shqiptarë të reagojnë.


Kryeministri shqiptar Edi Rama shprehet se kjo është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze.


Reagimi i kryeministrit Edi Rama:


Kurrë nuk kam menduar se do të ndjeja të vjella për shkak të Çmimit Nobel. Por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë.

Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë është një zgjedhje e turpshme e Akademisë Suedeze. Nuk mundet që të jemi kaq të mpirë ndaj racizmit  dhe gjenocidit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb