Braziliani Vinicius u shpall sot fituesit i çmimit “The Best” që jepet nga FIFA. Braziliani ishte humbësi i madh te “Topi i Artë”, ku u mposht nga Rodri, ndërsa sot kaloi pikërisht mesfushorin spanjoll për të bërë të tijin trofeun. Në votime këtë radhë, përvec përfaqësuesve të mediave, u përfshinë edhe trajnerët dhe kapitenët e kombëtareve.

Ashtu siç pritej, trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka votuar pikërisht për bashkëkombësin e tij brazilian, duke i dhënë vendin e parë Vinicusit mes tre alternativave. Rodri ishte zgjedhja e dytë, ndërsa Xhud Bellingam ishte e treta.

Më pak e zakontë zgjedhja e kapitenit Berat Gjimshiti, i cili në vendin e parë ka zgjedhur gjermanin Toni Kros. Në vend të dytë ai ka renditur Vinicus, ndërsa në të tretin ishte Rodri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb