MILANO


Karabinieria e Milanos në bashkëpunim me policinë shqiptare arrestoi 8 burra shqiptarë, përgjegjës për trafikimin e drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit, në brendësi të Milanos dhe shesheve të Monzës. Operacioni u krye përmes Shërbimit të Bashkëpunimit nga Policia Ndërkombëtare.


Policia gjithashtu ka sekuestruar pasuri të paligjshme, sipas urdhërit të gjykatës, duke vënë nën sekuestro një apartament, dy llogari rrjedhëse dhe dy makina në pronësi të të dyshuarve. Hetimi për bandën kishte nisur që në vitin 2017, shkruajnë mediat italiane.


Grupi ishte mirëfilli i organizuar dhe vepronte në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe në atë të prostitucionit. Shqiptarët e arrestuar kishin një bashkëpunim të vazhdueshëm të veprimeve kriminale, ndërsa lidhjet e tyre ishin kryesisht familjare, duke qenë se ishin me origjinë nga qyteti i Lezhës.

  • foto galeri

Kjo shoqatë kriminale trafikonte sasi të mëdha droge, teksa transportoheshin 15 deri 20 kg kokainë për “rrugë”. Droga shitej në thuajse mbarë Lombardinë.

Investimet e mëdha që të dyshuarit kryen në mënyrë periodike për blerjen e kokainës, ishin të mundshme edhe për shkak të të ardhurave të rëndësishme të paligjshme që rridhnin nga kontrolli i zonave të prostitucionit. Grupi përdorte për shfrytëzim prostitucioni 6-7 vajza. Ta fitonin nga 3000 deri 4000 euro në natë.

Grupi vepronte me lidhje të fuqishme familjare, duke mos lejuar grupime të tjera ose duke i luftuar ato. Kështu, zona e kontrollit thuajse për shqiptarët. Policët, duke hetuar sjelljen e shfrytëzimit të prostitucionit dhe trajtimin e drogës të kryer nga grupi i lartpërmendur kriminal, arritën të mbledhin prova të shumta kundër 8 shqiptarëve. Për ta lëshoi urdhëra të ndalimit Prokuroria e Monzës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb