Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një rrjet të shpërndarjes së lëndëve të forta narkotike si kokaina dhe heroina.

Karabinierët në qytetin bregdetar të Riccione ekzekutuan 8 nga 9 urdhëra ndalimi për trafik droge. Hetimet nisën në shtator të vitit 2017 dhe përfunduan në shkurt 2018, shkruajnë mediat italiane. Një muaj më vonë, dy italianë u arrestuan teksa shkëmbenin drogën.

Rrjeti i dendur i trafikantëve të drogës kishte bazën logjistike në një shtëpi në fermë të braktisur në Santarcangelo. Lënda narkotike shitej e shpërndarë në baza të vogla.

Policia gjatë aksionit sekuestroi heroinë dhe kokainë. Ndër të arrestuarit, 2 janë shqiptarë dhe 6 tunizianë. Tre prej tyre janë në burg,

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb