SHBA

Çfarë ndodh kur vdesim?! Kjo është pyetja ekzistenciale që i është bërë aktorit të njohur Keanu Reeves nga prezantuesi, Stephen Colbert. 54-vjecari ishte i ftuar në emisionin “The Late Show with Stephen Colbert” për të promovuar filmin e tij të fundit, ‘John Wick 3 – Parabellum’, i cili do të shfaqet në kinematë botërore më 16 maj.

Përgjigja e thjeshtë e Keanu Reeves ka habitur prezantuesin dhe të gjithë në studio.” Di që njerëzit që na duan do ta ndiejnë shumë mungesën’-kjo ka qenë përgjigjja e artorit të njohur. Ai i ka lënë të gjithë të habitur dhe më shumë nga të tjerët ishte prezantuesi, i cili në një moment ka mbetur pa fjalë dhe më pas i ka shtrënguar dorën aktorit.

Videoja me përgjigjen e Keanu Reeves u bë virale dhe në një kohë të shkurtër u shpërnda në rrjetet sociale. 54-vjecari është një nga aktorët më të dashur për publikun në mbarë botën jo vetëm për filmat e tij por edhe për thjeshtësinë dhe bamirësitë që bën.

Së fundmi aktori i famshëm është angazhuar fshehurazi në Fondacionin “John Wick”. Ky fondacion i financon hulumtimet shkencore për gjetjen e mjekimit kundër kancerit, si dhe i ndihmon spitalet e fëmijëve. Kur është pyetur në lidhje më këtë, 54-vjeçari ka thënë se nuk dëshiron që emri i tij të lidhet me këtë fondacion, përkundër ndihmës që i jep.

“Vërtet dua t’i lë që ta kryejnë punën e tyre”, është shprehur Reeves kur është zbuluar se ai qëndron prapa këtij fondacioni bamirës. Ai asnjëherë nuk del në publik dhe të tregojë për bamirësitë gjithmonë dëshiron që emri i tij të mos përmendet.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: