SEUL – Çfarë ndodhi me çiftin që u fundos më 20 shkurt në Seul në një “humnerë” të hapur befas në trotuar?

Skena surreale u zhvillua në kryeqytetin korean. Dy këmbësorët, që po zbrisnin nga një autobus, kanë ndjerë papritmas një shembje dhe nën këmbët e tyre është shfaqur humnera, që i hodhi ata më shumë se tre metra nën tokë.

Të filmuar nga kamerat e vëzhgimit, të dy viktimat patën fat dhe u shpëtuan nga zjarrfikësit, që i nxorën duke përdorur një çikrik. Pas evakuimit, autoritetet njoftuan se dy të plagosurit ishin lënduar vetëm pak.

Por tani, disa ekspertë po hetojnë formimin e kësaj vrime; shumë hipoteza janë hedhur dhe janë në diskutim. Duke ditur se zgavra të tilla zakonisht ndodhin për shkak të erozionit të ujit, aksidenti mundet të ketë qenë i lidhur me ndërtimin e dy ndërtesave aty pranë me nga 39 kate.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: