TIRANE- Kryeministri Edi Rama pak kohë më parë vizitoi familjen e Hysen Zhupanit ne Shijak të cilët jetonin në një shtëpi të rrënuar dhe në kushte të mjerueshme.

“Unë nuk e prisja qe ishte kaq e tmerrshme, është situate shume e frikshme”- tha pak kohë më parë kryeministri teksa vizitoi familjen.

Por mëngjesin e sotëm, Rama ka publikuar një video në Facebook, ku ka ndarë lajmin e mirë se shtëpia e Hysenit është ndërtuar nga e para.

Fëmijët janë te gëzuar dhe gati nuk e besojnë se janë bërë me shtëpi të re, teksa më i vogli thotë: “kam dhomen time tani”.

Statusi i Ramës:

MIRËMËNGJES ?

dhe me Hysenin e familjen e tij që këtë javë u rikthyen në oborrin e shtëpisë së rrënuar, ju uroj një fundjavë të qetë ?

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: