TIRANE

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura në vend. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe na tregon gjithmonë momente nga përditshmëria e saj.

Këngëtarja me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale tregon se kujdeset në mënyrë të rregullt për trupin e saj. Pranë artistes ndodhet shpesh herë dhe vajza e saj e madhe, Grace, e cila duket se gëzon të njëjtin pasion për palestrën si mamaja e saj. Së fundmi Aurela ka ndarë disa momente në ‘Instastory’, ku duket se Grace stërvitet në sportin e ‘Kung Fu’.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Kur na thonë, çne vajzën në ‘Kung Fu’? Do rrahë njerëz? Nuk e kuptojnë fare që këto sporte, janë komplet e kundërta në koncept. Rrit vetëbesimin tek fëmija”, ka shkruar Aurela krah videove të postuar në Instagram.

E qeshur dhe mjaft me energji, Grace duket se ka të njëjtin pasion për stërvitjen si Aurela. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Gaçe ndan momentet më të bukura me të voglën e saj në ambientet e palestrës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb