Një gjykatë apeli në Kaliforni ka rikthyer paditë e ngritura nga dy burra ndaj këngëtarit të njohur Michael Jackson, pasi pretendohet se ky i fundit ka abuzuar seksualisht me ta për vite me radhë, kur ishin fëmijë.
Kjo është hera e dytë që paditë e ngritura nga zoti Robson në vitin 2013 dhe zoti Safechuck një vit më vonë, rikthehen për gjykim pas hedhjes poshtë të tyre.
Robson dhe Safechick u bënë edhe më të njohur për publikun pasi rrëfyen historitë e tyre në një dokumentar të transmetuar nga HBO në vitit 2019, i titulluar “Leaving Neverland”, citon CNN.
Gjyqtarët janë shprehur se paditë e ngritura nga Wade Robson dhe James Safechuck, nuk duhej të ishin hedhur poshtë nga gjykata, edhe pse pretendohet se dy koorporatat ishin në pronësi të Jackson. Kërkohej që gjykata të mbante përgjegjësi dhe t’i mbronte ata që akuzuan Jackon lidhur me abuzimin seksual, ndërkohë Jonathan Steinsapir, avokat për pasurinë e këngëtarit tha se ishte ‘ zhgënjyer me vendimin për të rikthyer sërish në vëmendjen paditë.
“Ne mbetemi plotësisht të bindur se Michael-i është i pafajshëm lidhur me këto akuza, të cilat janë në kundërshtim me të gjitha provat e besueshme. Ato (akuzat) u bënë për herë të parë vetëm vite pas vdekjes së Michael-it nga njerëz të motivuar vetëm për qëllime përfitimi financiar”.
Robson, 40 vjeç dhe me profesion koreograf u takua me Jackson kur ishte 5 vjeç. Ai vazhdoi të shfaqej në tre video muzikore të këngëtarit të njohur. Në padinë e tij ai pretendon se Jackson e ka ngacmuar atë seksualisht gjatë një periudhe shtatëvjeçare. Safechuck, 45 vjeç, thotë se ishte 9 vjeç kur takoi Jackson për herë të parë gjatë xhirimit të një reklame për kompaninë Pepsi. Ai tha se Jackson e telefononte shpesh dhe i jepte dhurata e se më pas ka abuzuar seksualisht me të.