Frikë në Coachella music festival që mbahet nga datat 12 deri 21 prill në Empire Polo Field të Indio, Californi, për shkak të një zjarri që ka rënë në natën e parë të eventit.


Sipas raportimeve të para, zjarri është shkaktuar nga një shpërthimi në zonën e dusheve në zonën e kampingut ku qindra pjesëmarrës kalojnë natën.


Flakët janë shuar rreth orës 2.30 të mëngjesit falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të Riverside.


Nuk ka viktima as të plagosur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb