Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Fidel Ylli erdhi në një rrëfim ndryshe për programin Fitstation me moderatoren Çenkuela Hasa.
Në këtë intervistë ai foli dhe për raportin me fëmijët.
“ Të kesh prezencë në familje detyrimisht fëmijët duhet të dëgjojnë, unë kam qenë biznesmen dhe kur hynte babai në shtëpi çohesha në këmbë dhe jo nga frika por nga dashuria që kisha, nga respekti ashtu si na edukuan prindërit. Fëmijët tanë nuk çohen në këmbë por janë shumë të mirë. E duan Shqipërinë, djali vjen 4 herë në vit këtu. Ka projekte, punon pasi merret dhe me muzikë. Bashkëshortja i ka edukuar me shumë kujdes”- tha Ylli për News24.