Në emisionin Me zemër të hapur në News 24 ishte i ftuar një i afërm i nënë Razijes, që u rrah nga djali i saj, Alban Mansaku.

I afërmi i nënë Razijes deklaroi në emision se Alban Mansaku ishte kthyer në tmerr të zonës. Ai tha se Albani ka qenë djalë i mirë, por se ndryshoi kur i hyri alkoolit dhe bixhozit. I afërmi i nënë Razijes deklaron se nusja dhe motra e Albanit e mbajnë inat, duke qenë se pamjet e denoncimit të dhunës janë filmuar nga banesa e tij.

I afërmi i të moshuarës, nënë Razijes, Alfred Muça: Për Alban Mansakun askush nuk flet fjalë të mira. Albani ka ushtruar dhunë ndaj nënës rregullisht. E meriton të thuash që është njeriu më i urryer në Shqipëri. Albani ofendonte me fjalë të ndyra, shpesh dhe pa arsye. Unë nuses së Albanit i them motër. Motrës së Albanit i them dhe unë motër. Jam tmerruar kur kam marrë presione. Atyre bojën ua mori vëllai, nuk ua mora unë. Kamerat që filuam dhunën dhe fjalorin banal të Albanit ndaj nënës kanë qenë tek shtëpia ime. Unë e quaj monstër Albanin, të vësh dorë te nëna nuk ka ku të shkojë më keq. Unë shpëtova nënë Razijen nga dhuna e tmerrshme. Pse duhet të më kërcënojnë mua. Unë kam qenë në burg për hallet e mia dhe nuk dua të shikoj njeri në burg. Ama kështu monstrash jo në burg i pafsha, por poshtë burgut dua t’i shoh. Albani shante në të gjithë zonën. Albani ka qenë djalë i mirë, por i hyri alkoolit dhe bixhozit që e shkatërruan. Albani qe bërë tmerr i zonës. Nëse do më kërcënojnë sërish, do publikoj pamje dhe më të tmerrshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb