Atentati i ndodhur në Shkodër pak ditë më parë i mori jetën dy personave, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa humbi jetën edhe një grua e cila ndodhi rastësisht aty, duke qenë se po udhëtonte me bashkëshortin me motor.

Motra e Flutura Bashës, viktimës, foli ekskluzivisht në emisionin “Me Zemër të hapur” në Nes24 të autores dhe moderatorës Evis Ahmeti.

“Shkoftë e drejta në vend. Zoti është i madh. Nuk dua të flas më shumë sepse mbase bëj gabim. Nesër do të jem pjesë e protestës.
Ishte e dhimbshme që mbesa i nisi karafilat nga Belgjika “Çojani nënës”, tha mbesa. Flutura ma ka këputur njërin krah tani që iku”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb