Kryetari i Këshilltarëve Bashkiak të PD, Kreshnik Çollaku, përmes një deklarate për mediat nga selia e PD-së denoncoi një vendim të marrë sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Sipas tij, ky këshill ka kaluar sot 6 vendime që kishin të bënin me administrimin e pronës publike, vendime të cilat kërkonin një shumicë prej 3/5.

Përmes një video të shpërndarë për mediat, Çollaku thotë se vendimi është marrë në kundërshtim me ligjin, pasi në sallë në ato momente janë të pranishëm 31 vetë dhe jo 37 që do të duheshin për të plotësuar kuotën.

“Ky akt mafioz e manipulator qartësisht bëhet që mafies, klientëve pranë Bashkisë së Tiranës t’ju plotësohet oreksi për grabitjen e pronës publike”,- denoncoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb