Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi operacionin e fundit të SPAK, i cili lëshoi në 48 orët e fundit 50 urdhër-arreste, duke goditur 7 grupe kriminale, të shtrirë në disa qytete të vendit, ndërkohë që janë arrestuar 20 persona.

Gazetari Basir Çollaku, drejtor i Informacionit në Shijak TV, tha se nuk sheh emra të rinj te urdhër-arrestet. Çollaku tha se këto grupe apo individë veprojnë prej vitesh.

Sipas tij, çështja është se ku janë investuar pasuritë e tyre, pasi 3 mln eurot e bllokuara mund të jetë xhiroja javore e aktiviteteve të tyre. Çollaku tha se një pjesë e madhe e emrave janë ushtarë të grupeve kriminale.

Çollaku tha se kemi muaj që themi se këta emra janë përfshirë në aktivitete kriminale dhe thuhen prej kohësh këto emra.

“Këta janë shtabi elektoral i zgjedhjeve të fundit, kanë qenë në lidhje me politikanë. Kanë qenë Bajrat në shtab elektoral, kanë qenë Avdylajt në shtab elektoral. 184 dhe 339 janë shaka në raport me dosjet që kanë ardhur tani me dosjet nga Franca. Krimi elektoral i këtyre aktorëve është ende i paofruar. Janë emra që janë të lidhur me deputetë, ministra, kryetarë të bashkive. Dosjet që kanë ardhur janë transkriptime të SKY/ECC”, tha Çollaku.

Gazetari paralajmëroi se këtë muaj mund të ndodhë një Palermo, pasi mund të bëjnë vrasjet edhe pa para, për shkak se janë mësuar se kush ka dashur të vrarë dhe kush porosiste vrasjet.

Çollaku, referuar dosjes së SPAK, tha se është arritur deri atje sa ish-deputetin Arben Ndoka kanë dashur ta vrasin Rrajat e ish-deputetit tjetër të PS-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: