KOSOVE- Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka shuar shpresat e optimistëve se Kosova do të ketë një mundësi të lehtësuar nga BE-ja, për t’u bërë shtet anëtar i barabartë i këtij unioni.


Ai thotë se Kosovës i duhen së paku edhe 10 apo 15 vjet për t’u anëtarësuar në BE, pra kjo mund të ndodhë vetëm në vitin 2030.


Duke analizuar Marrëveshjen e Stabilizim Asoociimit të arritur në fund të këtij vitit, Çollaku ka thënë se Kosovës i duhen edhe së paku dhjetë vjet për ta zbatuar atë dhe më pas të marr statusin e shtetit kandidat për anëtarësim, status që aktualisht e kanë të gjitha shtetet e rajonit.


Në kohën kur Serbia me Malin e Zi ka filluar negociatat për anëtarësim, Shqipëria gëzon statusin e shtetit kandidat dhe është në kërkim të nisjes së negociatave në vitin e ardhshëm, kjo për qytetarët e Kosovës, për momentin duket vetëm ëndërr.

Për dallim me zyrtarët e kaluar të Kosovës, ministri Çollaku, duke qenë pesimist, thotë se kjo është gjendja reale, ndonëse, nuk ka përjashtuar mundësinë që, nëse trendet e përmbushjeve të kritereve nga MSA ecin më shpjet, sipas tij, edhe anëtarësimi do të jetë më afër.

(el.sp/BalkanWeb)

Etiketa: