TIRANË- Shefi i Departamentit për Politikën e Jashtme në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka reaguar pas zhvillimeve në PS, ku deputeti Tom Doshi u përjashtua nga grupi parlamentar. Çollaku deklaron se ajo që po ndodh sot është prova e akuzës së opozitë se në Shqipëri mafia ka marrë pushtetin politik. Çollaku pohon se e vetmja zgjidhje për situatën, janë zgjedhjet e parakohshme.

“Se kush është qelbësira më e madhe brenda aleancës së qelbësirave…tashmë nuk ka asnjë rëndësi. Rëndësi ka se çfarë po ndodh sot është prova e qartë e akuzës së opozitës se në Shqipëri, Mafia ka marrë pushtetin politik. Sot Mafia është ulur në zyrat e shtetit e drejton shtetin e qeverinë. Asnjë komision parlamentar, asnjë debat në parlament apo studio televizive, asnjë aksion qytetar nuk shëron këtë murtajë të keqe që ka pllakosur vendin. Drejtësia ndihet e dobët pasi të pandehurit e të akuzuarit janë në drejtim të institucioneve. E vetmja zgjidhje e thellë dhe e duhur janë zgjedhjet e parakohshme. Mafies dhe ortakëve qeveritarë të saj para se tu tregojë vendin drejtësia u duhet hequr pushteti politik përmes votës së qytetarëve!!!”, shkruan Çollaku.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: