KOSOVE- Vendimi për heqjen e vizave për Kosovën dhe futja e saj në listën e bardhë të Shengenit pritet të ndodhë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Kështu beson ministri i i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.

Në një intervistë për KTV-në ai ka thënë se është shumë i sigurt se në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm edhe në praktikë kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së që janë pjesë e Schengenit, transmeton Koha.net.

Çollaku tha se puna e tij dhe ekipit të tij nuk është përfshirë në këtë raport dhe rrjedhimisht nuk figurojnë për arsye se zyrtarët evropianë nuk i kanë verifikuar. Ai përmendi disa prej kritereve që janë plotësuar dhe disa të tjerë që janë në proces të realizimit.

“Bashkimi Evropian nuk po kërkon koka apo peshqit e mëdhenj, por ata po kërkojnë që gjyqësori të jetë efektiv”, tha Çollaku, duke shtuar se çështja e Avokatit të Popullit si për buxhet ashtu edhe për objekt do të zgjidhet shpejt, sepse Avokati i Popullit do të vendoset në objektin e Gjykatës Kushtetuese.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: