TIRANË-Shefi i Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Collaku reagon ndaj një shkrimi të deputetit socialist, Ben Blushi me titullin “Islami që vrau ‘Charlie Hebdo’ është evropian”.

Sipas Collakut, Blushi me analizën mbi islamin pas masakrës në redaksinë e një gazete satirike franceze, ka dëhsmuar padituri.

Ja replika e Collakut me Blushin.
Blushi, një rast që..(në këtë rast)…shkëlqen nga PADIJA !!!
Ne Paris vrau ektremizmi dhe urrejtja ndaj tjetrit…nëse vrasjet kryen me armë të vrazhdë a me penë të hollë..cila është diferenca ??
Blushi, duke akuzuar Islamin “europian” për vrasjet…prodhon simetrine e arabeve te paditur qe vrasin “per Islamin”.
Pak dije mbi Islamin..,dhe do që e lehte ta kuptosh se terrorizmi s’ka asnjë lidhje me Besimin në Zot. Por që ta njohësh më parë duhet se ndaluri se refuzuari, atë cka është ndryshe nga ty…!!!
Ndaj pozicioni i Blushit, dhe të intelektualeve të tjerë si ai..dhe pozicioni i arabëve të pashkolluar që i mësojne të vrasin për fe…afrohet në një pikë. Ne refuzimin per te njohur tjetrin. Për të refuzuar dijen që vjen nga njohja pranimi tjetrit.
Nje nder ato semundje te kohes sone..qe Papa Francesku cilësoi “intelektualizem pa dije ” !!!

Reagimi vjen pasi deputeti dhe publicisti i njohur, Ben Blushi, thotë se Europa nuk do jetë më e njëjtë pas asaj që ndodhi të mërkurën në Francë, kur u sulmua redaksia e revistës “Charlie Hebdo”, në një shkrim të publikuar në gazetën Panorama. Ai shprehet se shpreson se maskat mesjetare e kanë zgjuar Europën nga gjumi.

“Europa është deri diku përgjegjëse për vrasjen e Charlie Hebdo për shkak të apatisë, lodhjes, përgjumjes dhe humbjes së busullës në një botë, e cila është bërë kaq e pasigurt dhe e rrezikshme”.

Sipas Blushit, Islami që vrau dje është një Islam europian.

“Ai është Islam europian. Aty ka mësuar të flasë, të lexojë, të punojë dhe të reagojë. Ai i ngjan kërpudhës. A do kishte kërpudha nëse pemët nuk do bënin hije?”

“Islami që vrau Charli Hebdo nuk është një mall importi. Ai shtë hibrid sa ç’është klon. Ai jeton në Europë dhe ushqimi i tij i përditshëm është papunësia, mjerimi, pabarazia dhe mungesa e shpresës. Disa europianë me racë dhe identitet të ndryshëm reagojnë duke vrarë gazetarët, ndërsa disa reagojnë si grekët duke vrarë partitë e tyre tradicionale. Siç po ndodh”

Sipas Blushit, dikur Europa krijonte kundërshtarët, tani krijon armiqtë dhe kjo është barbari. “Europa duhet të zgjohet për të njohur këto maska,” apelon Blushi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: