Francisco Conceiçao ka bindur drejtuesit bardhezi të Juventusit. Talenti portugez spikati me performancën e tij në ndeshjen me Interin, të zhvilluar ditën e djelë në San Siro. Ai erdhi në merkaton e kësaj vere nga skaudra e Portos, si I huzuar për një sezon, për një vlerë prej 7 milionë eurosh dhe 3 të tjera në formë bonusi.

Megjithatë në marrëveshjen mes Portos dhe Conceiçao, është e përcaktuar klauzola e largimit, e cila është e parashikuar në vlerën 30 milionë euro. Sipas mediave italiane, kjo klauzolë largimi nuk do të ishte aspak problem për drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” që do të jenë të gatshëm të paguajnë detyrimin financiar tek klubi portugez, në mënyrë që të blejnë përfundimisht kartonin e Francisco Conceiçaos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: