Sergio Conceicao i ka idetë e qarta. Trajneri portugez u shpreh se ka shkuar te Milani, për të fituar Champions League.
“Doja të shkoja në një nga kampionatet më të forta në botë. Kam ëndrrën dhe objektivin për të fituar Champions League, ndaj për këtë arsye zgjodha klubin tim aktual. E dija që do të përballesha me vështirësi, sepse nuk e kam ndërtuar unë skuadrën, nuk kam kohë për stërvitje.
Pavarësisht këtyre fakteve, kam detyrimin për të fituar. Megjithatë, është një klub historik që më jep mundësinë për t’iu afruar një prej objektivave të karrierës sime, pas shumë trofeve të fituar në Portugali”.