TIRANE – Këngëtarja fituese të Eurovizionit, Conchita Wurst, nuk do të marrë pjesë në festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, që pritet të zhvillohet më 26, 27 dhe 28 dhjetor.

Lajmi është konfirmuar për mediat nga drejtori i RTSH-së, Martin Leka, i cili ka thënë se Conchita nuk do të jetë në Shqipëri, për shkak të angazhimeve të mëdha.

“Konçita për shkak të impenjimeve të tjera, nuk mundi t’i përgjigjej ftesës sonë. Por, mendoj se publiku do të kënaqet me Alexander Rybak, norvegjezin fitues të Festivalit Europian në 2009-ën”, – deklaroi Leka.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: