U luajtën mbrëmjen e sotme sfidat e treta të vlefshme për Ligën e Konferencës ku nuk munguan surprizat. Borac Banja Luka, skuadra që eliminoi Egnatian këtë sezon nga arena Europiane, mposhti APOEL Nikosian në transfertë me rezultatin 0-1 duke arkivuar 3 pikë të arta.
Për sa i përket emrave të rëndësishëm, Çelsi dhe Fiorentina nuk falën duke bërë detyrën në transferë. Skuadra londineze mposhti grekët e Panathinaikos me rezultatin e thellë 1-4. Po 4 gola realizoi edhe Fiorentina e Palladinos, që mposhti 2-4 në transfertë zviceranët e St Gallen.
Ndërkohë në duelet e tjera Noah e Erald Çinarit u mposht me rezultatin 1-0 nga Rapidi i Vjenës. Fitore të rëndësishme në shtëpi arritën edhe Çelje, Vikingur, Gent, Hearts, Jagiellonia.
Ndërkohë suksese të rëndësishme në transfertë arritën Legia e Warshavës dhe gjermanët e Heidenheim.