Drita dhe Legia e Varshavës do të përballen sonte në orën 20:00, për të vendosur se cila skuadër do të shkojë në grupet e Conference League. Ndeshja vendimtare do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Mësohet se deri në fund të ditës së djeshme ishin shitur 7 mijë bileta për këtë takim . Një shifër që tregon interesin e lartë për këtë takim në Kosovë. Stadiumi “Fadil Vokrri” ka një kapacitet prej rreth 14 mijë ulësesh. Kështu ekziston mundësia që të shkojë drejt mbushjes totale për këtë sfidë.

Kujtojmë se ndeshjen e parë në Poloni, Drita e ka humbur 2 me 0. Kjo është arsyeja përse mbështetja është shumë e rëndësishme për të tentuar mrekullinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: