Sot në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për raundin e 3-të të Conference League. Në orën 14:00 ekipet pjesëmarrëse do të mësojnë kundërshtarët e tyre në këtë kompeticion. Në Shqipëri tifozët e Egnatias dhe Partizanit do të kenë vëmendjen në këtë event edhe pse në fillim duhet që si fillim skuadrat e tyre të zemrës të bëjnë detyrën në raundin e dytë respektivisht përballë Vikingur dhe Iberia 1999 Tbilisi.

Kampionët e Superiores nëse kalojnë në turin e 3-të të Confernece League ndodhen në gurpin e ekipeve kampione. Goglat në këtë fazë mund të rezervojnë “derbi” shqiptarësh, pasi në këtë grup ndodhen edhe Ballkani dhe Struga. Ndërsa Partizani, i cili është në grupin tjetër do të ketë kundërshtarë të fortë. Prej tyre mund të përmendim Istanbul Besaksehir, Makabi Haifa dhe Astana.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb