Sapo është hedhur shorti i turnit të parë kualifikues për Conference League, për sezonin e ri 2024-2025.
Skuadrat tona, Partizani, Vllaznia dhe Tirana, kanë mësuar edhe kundërshtarët që do të kenë përballë në sfidat e raundit të parë kualifikues për këtë kompeticion.

Kështu skuadra e vendit të dytë, kampionatin e shkuar Partizani, do të ketë sfidën më të lehtë në letër, teksa goglat e kanë vendosur përballë skuadrës malteze të Marsashlok. Pak më të vështira do të jenë sfidat për të dyja skuadrat e tjera, teksa Tirana do duhet të përballet me gjeorgjanët e Torpedo Kutaisi, ndërsa Vllazni do duhet të udhëtojë drejtë Islandës, për t’u përballur me Valur.
Ndeshjet e para të këtij raundi do të zhvillohen në 11 Korrik dhe ato të kthimit, 7 ditë më pas.

SHORTI
Torpedo Kutaisi (Gjeorgji) – TIRANA
Marsashlok (Maltë) – PARTIZANI
Valur (Islandë) – VLLAZNIA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb