Struga mundi 2-1 Pyunik Yerevan në SRC Biljanini Izvori (Ohrid), në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League.

Vendasit zhbllokuan ndeshjen që në minutën e tetë, me Ibraimin që shndërroi në gol një penallti. Të besuarit e Qatip Osmanit insistuan për golin e dytë, por nuk e gjetën dot atë, ndërsa në të 23-tën, mysafirët fituan 11-metërsh. Villela vendosi ekuilibrat, duke dërguar në barazim skuadrat në dhomat e zhveshjes.

Vakulenko la skuadrën armene me një lojtar më pak në minutën e 60-të. Superioriteti numerik u shfrytëzua në maksimum nga Struga, që gjeti golin me Spirokvskin.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb