Antonio Conte la të kuptohet që në fund të këtij sezoni do të largohet nga Tottenham, mbase mund të marrë dhe një pauzë, ndërsa në Londër kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e mundshëm.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e “gjelave” kanë piketuar Maurizo Sarrin si pasuesin e Contes. Në fakt, në garë për trajnerin e Lazio-s janë edhe West Ham e Everton, por Tottenham qëndron në krye.
Lazio nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e Sarri-t, por tekniku italian nuk po kalon një moment të qetë në kryeqytet, shpesh duke u përplasur edhe me drejtorin sportiv, Igli Tare.
(BalkanWeb)