Në Napoli, ka nisur tashmë “era” Conte, me teknikun nga Leçe, i cili së bashku me presidencën dhe stafin e tij, do duhet të nisin nga puna menjëherë për të projektuar Napolin e sezonit të ardhshëm.

Çështja e parë, që duhet zgjidhur tek skuadra e Antonio Conte-s është maja e sulmit, aty ku Napoli do duhet të zgjedhë sulmuesin kryesor, për sezonin e ardhshëm.

Prej kohësh flitet, për një lamtumirë të nigerianit Victor Osimhen, i cili me shitjen e tij, do të sillte të ardhura të konsiderueshme për klubin napoletan, të cilat do të ri-investoheshin për afrimet e reja, por ka një problem.

Sikundër bënë me dije edhe e përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport, mund të jetë pikërish Osihmen, i cili për shkak të klauzolës që ai ka, mund të bllokojë merkaton hyrëse te Napoli. Kujtojmë që për të marrë shërbimet e sulmuesit të Napolit, cilido klub i interesuar duhet të derdhë në arkën e klubit napoletan plotë 130 mln euro. Pyetja që shtrohet në këtë rast është: A ka aktualisht klube të gatshme për të shpenzuar per Osihmen një shifër të tillë?

Gjithsesi në rast se tratativa do të kryhet, Napoli duket se e ka gati alternativën për sulmin. Ai është belgu Romelu Lukaku, i cili do ta priste me shumë dëshirë një transferim në jug të Italisë, pasi te Napoli do të gjejë Antonio Conten, ish tekniku i tij, me të cilin u shpallën kampion me Interin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: