Kvicha Kvaratskhelia është pranë transferimit te PSG. Trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka konfirmuar se sulmuesi ka kërkuar të shitet.
“Ai kërkoi nga klubi të shitet, pa i prishur fjalët. Kjo është ajo që më është thënë, lojtari më ka konfirmuar vendimin e tij.
“Personalisht ndihem shumë i zhgënjyer, sepse kalova gjashtë muaj duke u përpjekur ta bëj Kvaran të ndihej në qendër të projektit, duke punuar me të, duke i treguar atij se mund të bënim diçka të madhe dhe gjithashtu duke punuar me klubin për gjashtë muaj për rinovimin”.
(J.S/BalkanWeb)