Gjeorgjia ishte surpriza e madhe e këtij Evropiani, jo vetëm që morën pjesë për herë të parë në një turne kaq madhor, por Gjeorgjia bëri një tjetër mrekulli duke u kualifikuar për në fazën e 1/16, fitorja e tyre kundër Portugalisë në ndeshjen e fundit vijon të bëjë jehonë. Njeriu simbol i kësaj përfaqësueseje është pa diskutim Khvicha Kvaratskhelia. Sulmuesi i Napolit po shkëlqen në këtë Evropian, por e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë pasi Kvara po heziton për të rinovuar kontratën e tij aktuale.

Sipas La Repubblica, përfaqësues të klubit të Napolit udhëtuan në Gjermani për të diskutuar për rinovimin e kontratës, por gjeorgjiani ka refuzuar, të paktën për momentin, pavarësisht se drejtuesit e klubit italian i kanë ofruar një kontratë të re me kushte ekonomike të përmirësuara ndjeshëm. Me kontratën e re, nëse do të firmos, Kvara do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, plus bonuse.

Conte është i qartë në këtë pikë, Kvartskhelia është i pashitshëm, nëse nuk rinovon do të qëndrojë te Napoli edhe sezonin e ri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb